Kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Arban Abrashi, ka thënë se kjo parti ka arritur mbi 50 për qind të votave në zgjedhjet e 14 shkurtit.
Këto komente ai i ka bërë në Facebook, teksa është shprehur se numërimi i votave është duke vazhduar.
“VETËVENDOSJE! mbi 50%. Numërimi vazhdon”, ka shkruar ai.
Lëvizja Vetëvendosje doli fituese në zgjedhjet e 14 shkurtit, e pasuar nga PDK dhe LDK.