Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Arban Abrashi, gjatë një emisioni televiziv ka folur për skandalin e transaksioneve nga thesari i shteti në një kompani private, vlera e të cilave shkon në dy milion euro.
Ai ka thënë se transaksioni është vërejtur nga zyrtarët e Ministrisë së infrastrukturës, pasi që siç tha ai transaksioni nuk është përputhur me projektet e kësaj ministrie.
“Ministria e infrastrukturës e ka vërejtur një transaksion të dyshim i cili nuk është përputhur me asnjë projekt dhe posa e kanë vërejtur këtë e kanë njoftuar thesarin dhe policin dhe kjo ka qenë informata që unë e kam pasur nga zyrtarët kur e kanë pa transaksionin e dyshimtë .Është parë që ka ndodhur një keqpërdorim nga një zyrtar i cili ka keqpërdorur edhe qasjen e tij ka keqpërdor dhe ka krijuar qasje tjera, aq as di unë duhen katër pesë qasje për transaksione. Zyrtarët po sa e kanë vërejtur këtë transaksion e kanë njoftuar thesarin”, deklaroi ai.