Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arban Abrashi ka thënë se për më pak se dy javë LDK-ja ka shënuar ngritje prej 2.9%.
Përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, Abrashi ka shkruar se projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive.
Postimi i tij i plotë:
Të dhënat dhe anketimi nga terreni tregojnë për një trend stabil të rritjes të LDK-së. Për më pak se dy javë, LDK ka shënu ngritje prej 2.9 %
Projeksionet për ditët e ardhshme janë edhe më pozitive. LDK do të fitoj dhe do të udhëheq Qeverinë. Vazhdojmë ??./FrontOnline/