Deputeti i LVV-së, Artan Abrashi, ka thënë se opozita në Kuvendin e Kosovës vetëm është duke shkatuar situata dhe duke hapur tema që, sipas tij, mendon se u kuntribuon për të fituar poena politik.
Ai ka deklaruar kështu kur u pyet, se pse edhe pozita e opozita po mungojnë në seanca të Kuvendit.
“Opozita është në fazën parazgjedhore është në atë nevojën konstante për të shkaktuar tema dhe situata që po mendojnë që kontribuojnë në kauzën antiqeveritare. Qytetarët janë tepër të vetëdijesuar për këto që po ndodhin, krejt ato tema janë të paqëndrueshme”, ka thënë Abrashi.
Abrashi është pyetur edhe për audio-incizimin e shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, me Milan Radoiçiq, ish-kriminelin serb, për të cilat thanë se janë duke u montuar.
“Aq shumë është përfolur për këto përgjime, kemi dhënë shumë herë qëndrimet tona. Kemi të bëjmë me një incizim të njëjtë që po montohet e çmontohet, ata e dijnë që LVV-ja kush është, e dijnë se a tutet apo nuk tutet”.
Më pas u deklarua se pse pozita nuk mori pjesë në seancën e opozitës për të diskutuar për audio-incizimin në fjalë.
“Për besë u bë debat i mërzitshëm pesë herë për të folur për të njëjtën temë, nuk po e dijnë çka po bëjnë po i përsërisin fjalimet e njëjta”.
“Thjesht duan të shkaktojnë tema që mendojnë se fitojnë ndonjë poen”./Klankosova.tv