Deputeti i AAK-së, njëherësh anëtar i Komisionit për Buxhet dhe Transfere, Gazmend Abrashi, ka theksuar se anëtarët e këtij komisioni po bëjnë politikë për interesat e tyre me Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Abrashi thotë se po anashkalohen interesat e biznesit dhe të qytetarëve.
Ai ka bërë thirrje për unitet për këtë kalimin e këtij Projektligji të rëndësishëm.
Reagimi i plotë:
Me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike deputetët, antarë të Komisionit për Buxhet dhe Transfere po bëjnë politikë për interesa të partive të tyre politike. Po anashkalojnë interesin e bizneseve dhe qytetarëve të vendit. Si kurrë më parë kërkohet unitet !