Deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar senacën e sotme ku pritet të votohet Qeveria e re e Kosovës, shruan Front Online.
Ai ju ka drejtuar Vetëvendosjes duke i thënë se ata janë të njëjtë dhe duke shtuar se është prit që të kenë angazhim më të madh në fushën e drejtësisë.
“Sot na prezentuat kaninetin qeveritar me 15 ministri. Në anën tjetër e kësaj seance votimi i qeverisë është mënyra më e pa dinjitetshme. Sot në mungesë të një debati për sundim të ligjit ne duhet ta nxjerrim në pah paaftësinë tuaj. Ju jeni të njëjtë po e merrni detyrën pa e pas haberin dhe ne presim shkarkimet e famshme që i bëni ju. Presim plan konkret nga ju, atë që prezantuat (ekspozeun) të ishte pak më konkret. Kam pritë angazhim më të mirë nga ju në fushen e drejtësisë”, tha Tahiri