Pas humbjes së shumëpërfolur nga Drenica (2:0) në fundjavë, presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka ka “shpërthyer” në akuza dhe kritika në drejtim të gjyqtarëve, pro edhe ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi.
Duke komentuar nivelin e referimit, si pasojë e kësaj, Zeka ka thënë se Prishtinës i janë vjedhur dy tituj, raporton FrontOnline.
Më tutje, ai i ka kërkuar debat televiziv Ademit në lidhje me këtë temë.
“Unë i di të gjitha, Prishtinës i janë vjedhur dy tituj. Edhe Agim Ademi le të dalë në debat me mua, ose me këdo. Një Kosovë e di se Prishtinës i janë vjedhur dy tituj”, ka thënë Zeka në “RTV Dukagjini”.
“Beki” ka komentuar edhe gjyqtarin Besfort Kasumi, i cili drejtoi ndeshjen Drenica – Trepça ’89, duke thënë se nuk do të lejojë më gjëra të tilla.
“Si të nis ndeshja, unë e di se si një gjyqtar do të referojë. Nuk lejoj më që dikush të luaj me djersën time. Çmimet janë marramendëse, ka gjyqtarë që janë zhytur, por ka edhe të tillë që jo. Ata që po gabojnë, po vlerësohen më shumë”, tregoi ai.
Sa i përket ndeshjes me Drenicën, Zeka ka hedhur akuza të forta, por sipas tij nuk i dëmtoi gjyqtari kryesor Kasumi, por dy anësorët.
“Kjo është marre dhe turp, është dy metra pozitë jashtë loje. Na jemi shumë ekip e re. Edhe të ish kryer 1:0, nuk do të reagonim, ndoshta është diskutabile, mirëpo goli i dytë ishte blindim i rezultatin 2:0. Vetëm shikoni pozitën e arbitrit, nuk është që nuk i din këto sene. Tash edhe fëmijët i din kur arbritrat duan të referojnë. Falënderojë Drenicën për mikpritjen, dua të theksoj se Besfort Kasumi vetëm një gabim e ka bërë, pastaj na ka kthyer në favor, mirëpo dy anësorët na kanë dëmtuar”, tha në mes të tjerash Abedin Zeka./FrontOnline/