Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur sot strukturat e reja të partisë.
Në mesin e 4 nënkryetarëve është edhe një femër. Bëhet fjalë për Shqipe Mjekiqin, të cilën e prezantoj pak më parë edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tone”, tha ai.
Postimi i plotë:
Shqipe Mjekiqi, e doktoruar në fushën e shkencave politike në Trinity College në Dublin, nga sot do të jetë pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Shqipja i ka të përfunduara studimet bazike në Universitet të Prishtinës, ndërsa ka kryer studimet postdiplomike në London School of Economics (LSE) në Britani të Madhe. Si pjesë e kualifikimit të saj akademik, Shqipja ka studiuar ndikimin e sistemeve zgjedhore në sjelljen legjislative nëpër shtetet evropiane.
Një ligjeruese univeristare; bashkëpunëtore e jashtëzakonshme, nënë e dy fëmijëve – Shqipja, nga sot, pasuron rradhët tona politike në aktivitetin e bollshëm që na pret përpara. Ajo mbetet motiv i aktivizimit politik për të rinjtë e të rejat e për profesionistët e vendit tonë.
Mirë se vjen.