×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdullahu: Paranoja e Kurtit, SHBA-ja po e përgatit një ‘kurth politik’ për Qeverinë e tij

    FrontOnline
    08 Gusht 2022

    Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës Faton Abdullahu ka komentuar sërish ‘qëndrimet’ e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në lidhje me rastin e fundit në veriu e Kosovës, e që ka të bëjë me target dhe dokumentet për hyrje daljet dhe mbështetjen e SHBA-së për këto veprime.

    Sipas tij Kurti me paranojën e tij, qasjen miqësore dhe shumë të dobishme të SHBA-së ndaj Kosovës që u pa edhe në rastin e fundit në veri, mund ta kuptoj si përgatitje të një ‘kurthi politik’ për të nga amerikanët.

    “Ai dyshon se amerikanët po e mbajnë këtë qasje pozitive ndaj Qeverisë së tij, si karrem besimi që ta nxisin atë të hyjë në dialog me Serbinë, ku ai më pas ‘si të tjerët para tij’ duhet të bëj lëshime ‘të dhimbshme’. Kjo ka qenë akuza bazë e opozitarizmit të VV-së dhe Kurtit tash e shumë vite për të gjitha ata pushtetarë të Kosovës që kanë dialoguar me Serbinë”, ka shkruar ai.

    Ai ka vlerësuar se SHBA-ja nuk përgatit kurrfarë kurthe për Qeverinë e Kosovës, por Kurti me të kaluarën e tij politike të pandershme populiste ia ka kurthuar vetes këmbët.

    “Shqiptarët thonë për tutcanin nuk ka hajmali. A ka ‘hajmali politike’ që mund t’i ndihmoj qeveritarët e sotëm?”, ka pyetur ai.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Korrik 2025
    Gjykata Themelore në Prishtinë më 20 korrik 2025 ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj Igor Popoviqit, ndihmësdrejtor...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputetja e betuar e AAK-së, Time Kadrijaj ka folur pas dështimit të seancës së 52-të konstituive. Ajo parashtron një pyetje gjatë fjalimit...
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka akuzuar Vetëvendosjen për bllokim të procesit të formimit të institucioneve. Ai ka thënë...
    Të tjera
    Lajme25 Korrik 2025
    Deputeti i Vetëvendosjes, Hekuran Murati, pas dështimit të 52’të për konstituim, tha se ata kanë ofruar edhe marrëveshje politike e edhe kompromise,...
    Bota/Rajoni25 Korrik 2025
    Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka reaguar pas intervistës së mikut të tij, ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, të dhënë në Rubikon....
    Lajme25 Korrik 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka komentuar edhe një herë intervistën e ish-presidentit Hashim Thaçit në “Rubikon”. I pari i PDK-së u...
    Lajme25 Korrik 2025
    Për të gjithë fansat që mezi po presin Sunny Hill Festival 2025, kemi lajme të mira: tashmë është hapur Info Point-i zyrtar i festivalit, pika e vetme...
    Lajme25 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka bërë të ditur se me datë 24 korrik, një mërgimtarë me një Audi S6 me targa të Zvicrës,...
    Lajme25 Korrik 2025
    Ambasadorë nga vendeve perëndimore, përfshirë përfaqësues të Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, si dhe shefi i Zyrës së BE-së...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.