Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se sonte i ka vizituar qytetarët e Studençanit dhe Mushtishtit të Suharekës.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku tha se ka një interesim të madh dhe në rritje të qyetarëve për Lidhjen Demokratike.
“Në çdo takim që po kam – gjithandej Kosovës – shoh besim e shpresë mes njerëzve tanë. Ata janë të interesuar për zgjidhje konkrete ndaj përballjeve të tyre të përditshme. Këto zgjidhje i kemi ne”, ka thënë ai.
“Momentumi ynë është në rritje sepse qytetarët po i besojnë Lidhjes, të djathtës dhe vizionit tonë për zhvillim, integrim e bërjen e së ardhmes! Rrugën e bëjmë bashkë”, ka thënë tutje Abdixhiku./Front Online/
Postimi i tij i plotë: