×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Vendi ynë po udhëhiqet nga politika të papërgjegjshme

    FrontOnline
    12 Shtator 2024

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, seancën e parë të sesionit vjeshtor e ka nisur me kritika ndaj qeverisë.

    Ai tha se për katër vjet, Kosova nuk ka asnjë njohje e asnjë anëtarësim, duke thënë se vendi ynë po udhëhiqet nga politika të papërgjegjshme.

    “Në pabesinë më të madhe historike kemi zënë vendin e ankuesve ndaj aleatëve tanë, i sulmojmë ata, i godasim ata për të marrë në fund asnjë rezultat veçse vulën e fajtorit dhe njollën e një shteti të vetmuar. Për katër vjet nuk kemi asnjë njohje, prandaj për katër vjet nuk ka asnjë anëtarësim, prandaj Kosova është nën masa e sanksione. Në momente të rëndësishme historike udhëhiqesh nga politika të papërgjegjshme”, tha Abdixhiku.

    Kreu i LDK-së, tutje përmendi edhe çështjen e Urës së Ibrit, duke thënë se ka një urë tjetër në Badovc, me të cilën qeveria nuk merret.

    “Askush nuk ishte kundër, të gjithë ishim për. Jam dhe jemi kundër përplasjes me NATO-n, për ta thënë shkurt e shqip, sepse ka një vijë që nuk e kalojmë dot. NATO dhe Kosova janë bashkë. Asnjëherë përballë. Ky është orientimi popullor i Kosovës. Përveç urës së Ibrit ka një urë në Badovc, aty nuk ka as NATO as media, aty s’ka asnjë pengesë që kjo urë të përfundojë tash e sa vjet. Mijëra vetura kapërcëjne rrugën që nuk ka urë, por qeverinë nuk e ke aty as duke lyer e as duke testuar e ndërtuar atë. Kjo është zgjedhja jonë sot”, u shpreh më tej Abdixhiku.

    Prince Caffe pjesëmarrës në panairin DUBAI EXPO 2021
    Nga Rubrika
    Lajme12 Shtator 2024
    Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill tha sot se nuk ka dyshim se Serbia po shkon drejt Perëndimit dhe se protestat kundër...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pasi materiali arkivor që u gjet në strukturat paralele të Serbisë në Veri është transferuar...
    Lajme12 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja foli në emër të grupit parlamentar në hapje të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Kosovës. Fjalimin...
    Të tjera
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri, ka thënë se Kosova po përjeton izolim të paparë. Ajo tha se Qeverisë së...
    Lajme12 Shtator 2024
    Qeveria e miratoi një program kombëtar për mbrojtjen gjithpërfshirëse të Republikës së Kosovës. Kryeministri Albin Kurti tha të mërkurën në mbledhjen që...
    Sport12 Shtator 2024
    Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Marvin Çuni është prezantuar te skuadra nga Rusia, Rubin Kazan. Çuni është transferimi më i ri i...
    Lajme12 Shtator 2024
    Ish-bashkpartiaku i kryeministrit Albin Kurti, Visar Ymeri në një prononcim për Front Online ka thënë se interesi personal i dy akterëve politik...
    Lajme12 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se problemi në veri të vendit është problem politik e assesi rend dhe ligj....
    Sport12 Shtator 2024
    Zhvilloi një fazë kualifikuese fantastike, për në Euro 2024, si dhe ishte thuajse perfekt, me lojën e tij, tek italianët e Empoli,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.