×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku uron shqiptarët për 28 Nëntorin: “Kujtojmë të shkuarën, nderojmë të rënët dhe punojmë për të ardhmen”

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

    Abdixhiku tha se Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm, duke shtuar Shqipëria si shtet pas tërë këtyre viteve të pavarësisë, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

    “Gjithë shqiptarëve kudo që janë urime 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, ditën historike, që u fitua me shumë sakrificë nga patriotët, burrat e gratë, që kishin ideal të përbashkët, aspiratën e kahershme për liri e pavarësi. Në këtë ditë feste, kujtojmë me krenari lindjen e një kombi të lirë dhe pavarur, të ndërtuar mbi idealin dhe vlerat e përbashkëta kombëtare. Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm, i cili vendosi të sfidojë çdo pengesë për të shpallur pavarësinë dhe për të ndërtuar një shoqëri, mbi vlerat e lirisë dhe demokracisë. Kjo datë, përkon me ditëlindjen e Gjergj Kastriotit Skenderbeut; mban emrin e Ismail Qemailit bashkë me patriotët e tjerë, që shpallën pavarësinë e Shqipërisë”, tha Abdixhiku përmes këtij urimi.

    Ai ka kujtuar edhe Presidentin historik, Ibrahim Rugova e komandantin, legjendar Adem Jashari.

    “Sot, e kujtojmë dhe Presidentin historik, Ibrahim Rugova, që me idenë dhe bërjen e shtetit të Kosovës, e plotëson këtë ditë të madhe. E kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. I kujtojmë e nderojmë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa kontributin e tyre, Kosova dhe Shqipëria nuk do të ishin si sot! Shqipëria si shtet pas tërë këtyre viteve të pavarësisë, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon. Mesazhi i Ditës së Flamurit është i qartë: Kujtojmë të shkuarën, nderojmë të rënët dhe punojmë për të ardhmen e shqiptarëve kudo që janë. Zoti i bekoftë shqiptarët!”, përfundoi ai. /FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2024
    Tashmë është konfirmuar se Kosova i ka arrestuar dy ushtarë të Malit të Zi dhe një tjetër person. Aryseja është fanela me...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Nipi i Ismail Qemalit, Nedin Vlora ka qenë ditën e sotme në Vlorë, në ceremoninë e ngritjes së Flamurit me rastin e...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, e ka vendosur Flamurin Kombëtar në hapësirën e jashtme të objektit. “Flamuri Kombëtar Shqiptar në...
    Të tjera
    Vip28 Nëntor 2024
    “Mos i fut hundët ku nuk të takon se të shqyej si pulën”, ishte teksti në letrën që i la Gjesti –...
    Vip28 Nëntor 2024
    Tre banorët e Big Brother VIP Kosova, Gresa, Burimi dhe Drenusha kanë diskutuar në lidhje me Arionin dhe Dianën. Gresa në një...
    Vip28 Nëntor 2024
    Driloni dje i ka mbledhur banorët dhe u ka bërë një paralajmërim. Paralajmërimi kishte të bënte siç tha ai, me sjelljen e...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka pushuar hetimet ndaj Halil Çadrakut. Kjo është bërë e ditur nga udhëheqësi i ekipit...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e ka uruar Shqipërinë me rastin e 112-vjetorit të Pavarësisë. Ai ka thënë se marrëdhënia e...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ish-eprori i UÇK-së, Rexhep Selimi, në seancën e sotme e cila po mbahet në Hagë, është shfaqur me emblemën e UÇK-së në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.