×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku udhëton në Valencia të Spanjës, merr pjesë në Kongresin e EPP

    FrontOnline
    28 Prill 2025

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka udhëtuar sot drejt Valencias, Spanjë, ku do të marrë pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP), ku bëjnë pjesë parti të qendrës së djathtë në Evropë.

    Siç njofton LDK, gjatë qëndrimit në këtë ngjarje politike, Abdixhiku do të zhvillojë një sërë takimesh bilaterale me liderë të shumtë evropianë, anëtarë dhe aleatë të EPP-së. Ai do të diskutojë mbi zhvillimet aktuale në Kosovë, proceset integruese evropiane, si dhe mbi përforcimin e bashkëpunimit ndërpartiak në nivel kontinental.

    Në kuadër të Kongresit, Abdixhiku do të mbajë gjithashtu një fjalim para delegatëve, ku “do të prezantojë vizionin e LDK-së për të ardhmen e Kosovës si pjesë të pandashme të familjes evropiane”.

    “Pjesëmarrja e LDK-së në këtë kongres vjen si dëshmi e fuqizimit të pozitës së saj në arenën ndërkombëtare dhe angazhimit të saj të palëkundur për integrimin evropian të Kosovës”, thekson ky subjekt.

    Nga Rubrika
    Kronika08 Maj 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person të dyshuar për veprën penale “vrasje në tentativë”, e cila dyshohet se ka ndodhur...
    Lajme08 Maj 2025
    Avokati Tomë Gashi ka shpërthyer në kritika të ashpra ndaj ekipit mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së që po përballen me drejtësinë në...
    Lajme08 Maj 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka shprehur gatishmërinë e saj për të pritur liderët e partive politike, nëse ata e...
    Të tjera
    Lajme08 Maj 2025
    Lumir Abdixhiku, kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar pas takimit që kryetarët e degëve të kësaj partie e kanë zhvilluar...
    Bota/Rajoni08 Maj 2025
    Donald Trump ka njoftuar zyrtarisht se ShBA-të kanë arritur marrëveshje tregtare me Mbretërinë e Bashkuar. Presidenti amerikan njoftoi zyrtarisht marrëveshjen nga Zyra...
    Lajme08 Maj 2025
    Në Varshavë të Polonisë, me ftesë të Presidencës Polake të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe Ministrit të Jashtëm të Polonisë, Radosław Sikorski,...
    Lajme08 Maj 2025
    Rrjeti i Grave Gazetare të Kosovës mbështet gazetaren Iliri Pireva, e cila ka nisur një betejë ligjore kundër ish-vendit të saj të...
    Sport08 Maj 2025
    Java e 33-të e Superligës së Kosovës solli disa barazime të rëndësishme dhe një fitore në udhëtim, duke e bërë edhe më...
    Lajme08 Maj 2025
    Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme. Kjo do të jetë vizita e tij e parë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.