Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se turneu i LDK-së nëpër komuna nis nesër në kryeqytet.
Ai ka thënë se nesër do të prezantohen kandidatët për deputetë që vijnë nga Prishtina.
‘’Turneu i Ndryshimit nisë nesër në Kryeqytet, për të vazhduar nëpër Kosovë. Nesër, LDK, prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e 9 shkurtit!’’, ka shkruar Abdixhiku.
Eja nesër, nga ora 19:00, në AMC Hall, bëhu ndryshimi, ka shtuar më tutje kreu i LDK-së.