×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku takohet me fermerët nga Prishtina: “Rruga e Re” parasheh mbështetje të fuqishme për bujqësinë dhe fermerët

    FrontOnline
    13 Nëntor 2024

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se po e mbajnë gjallë ekonominë e Kosovës.

    “Rruga e Re” parasheh mbështetje të fuqishme dhe konkrete për bujqësinë dhe fermerët”, ka thënë Abdixhiku, teksa ka shtuar se fermerët janë zhvillimi i vërtet ekonomik i një vendi.

    “Mbrëmjen e mbylla me takime edhe me fermerë nga Prishtina – gra dhe burra të përkushtuar që punojnë çdo ditë për ta siguruar ushqimin tonë dhe për ta mbajtur gjallë ekonominë e Kosovës. Si gjithandej nëpër Kosovë, ata treguan për nevojën e domosdoshme për ndryshim përballë sfidave dhe vështirësive të tyre të shumta”.

    “Programi ynë “Rruga e Re” parasheh mbështetje të fuqishme dhe konkrete për bujqësinë dhe fermerët – me rritje të buxhetit për bujqësi dhe zhvillim rural, lehtësim të procedurave për qasje në grante bujqësore, dhe sigurime bujqësore që i mbrojnë fermerët. Sepse fermerët janë zhvillimi i vërtetë ekonomik, dhe kanë rëndësi thelbësore për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme!”, ka shkruar Abdixhiku.

    Postimi i plotë:

    Mbrëmjen e mbylla me takime edhe me fermerë nga Prishtina – gra dhe burra të përkushtuar që punojnë çdo ditë për ta siguruar ushqimin tonë dhe për ta mbajtur gjallë ekonominë e Kosovës. Si gjithandej nëpër Kosovë, ata treguan për nevojën e domosdoshme për ndryshim përballë sfidave dhe vështirësive të tyre të shumta.

    Programi ynë “Rruga e Re” parasheh mbështetje të fuqishme dhe konkrete për bujqësinë dhe fermerët – me rritje të buxhetit për bujqësi dhe zhvillim rural, lehtësim të procedurave për qasje në grante bujqësore, dhe sigurime bujqësore që i mbrojnë fermerët. Sepse fermerët janë zhvillimi i vërtetë ekonomik, dhe kanë rëndësi thelbësore për ndërtimin e një ekonomie të qëndrueshme!

    Ndryshimi që po afron nuk është vetëm një premtim, por është një angazhim konkret. Së bashku me fermerët dhe gjithë qytetarët tanë, do ta ndërtojmë një Kosovë që prodhon, zhvillohet dhe ofron mundësi për të gjithë. Së bashku, do ta sjellim ndryshimin për të ardhmen më të mirë për vendin.

     

    Nga Rubrika
    Lajme14 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka propozuar që pas zgjedhjeve të përgjithshme të bëjnë bashkëpunim me PDK-në dhe LDK-në për postin e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti....
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Reshje bore kanë filluar në qytetin e Prishtinës. Kjo është bora e parë për sivjet. Gjatë orëve të mëngjesit reshje bore ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, i drejtuar...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit edhe për nga dy muaj...
    Vip14 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk ka as një muaj që është martuar. Parteri i saj, Kreshnik Gjergji, ka kohë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Federata Shqiptare e Futbollit është njohur me vendimin e Odise Roshit për t’u tërhequr nga Kombëtarja shqiptare, pas një karriere të gjatë...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar se në platformat e 699 bankave gjermane, Republika e Kosovës do të figurojë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.