“Turneu i Ndryshimit” i Lidhjes Demokratike të Kosovës do të vahzdojë sot në Fushë Kosovë.
Lidhja Demokratike e Kosovës njoftoi se tubimi mbahet prej orës 19:00 në shkollën fillore “Mihal Grameno”.
Mbrëmë, LDK-ja dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ishin në tubim në Prizren.
Ky turne ka nisur ditë më parë dhe Abdixhiku ka paralajmëruar se do të mbahet në 10 qytete të Kosovës si dhe në diasporë.
Në këtë turne, ai ka prezantuar edhe kandidatët e kësaj partie për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit të ardhshëm.