Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, në ora 12:00 në Sallën e Kuqe në Prishtinë do të bëjë prezantimin e projekteve për Prishtinën me vlerë 1.5 miliardë euro si dhe do të nënshkruajë marrëveshje zotimi për këto projekte.
Më pas në ora 16:30, kreu i LDK-së do të mbajë tubim elektoral në Novobërdë, në shkollën e mesme ekonomike në Llabjan.
Tubimi elektoral i Abdixhikut më pas vazhdon në Prishtinë dega V nga ora 18:00. Takimi mbahet në shkollën fillore “Shkëndija” në Hajvali.
Në ora 19:30 ai takohet me qytetarë në Milloshevë të Obiliqit, në shkollën fillore “Hasan Prishtina”.