Lumir Abdixhiku, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së në Pressing të T7 , shpjegoi tri shtyllat e LDK-së që janë thelbi dhe themeli i saj, e rrjedhimisht nuk mund të hiqet dorë prej tyre.
Kosovocentrizmi; euro-atlantizmi dhe djathtizmi.
Pra, Kosova si projekt i përhershëm; aleancë e përhershme dhe speciale me SHBA-të; si dhe orientimi i ekonomisë drejt sipërmarrjes private dhe taksave të ulta
Ato janë vetë identiteti ynë, pa të cilin nuk mund të ecim përpara.
“Pra, gjitha partitë tjera politike kanë pasur relacione të tjera me zgjidhjen finale të problemit të Kosoves dhe kanë pasur alternativa tjera të cilat me kohë kanë konvergjuar me idenë e shtetit të Kosovës së pavaruar, pra, me Kosovocentrizmin. Pra, kur je në LDK, domosdoshmërisht do të duhej të kishe bindje rreth shtetësisë së Kosovës të pa kontestuar, pra, nuk është faze eksperimentale, nuk është stacion i perkohshëm, është kjo zgjidhja të cilën provojmë ta ndërtojmë”, ka thënë ai.
“E dyta, është euroantlantizmi, shtet i pavarur sovran, relacione të mira me fqinjtë, miqësi të përhershme me SHBA dhe anëtarësimi në NATO e përëbënë këtë shtyllen tonë të dytë e cila kam përshtypjen që është krijuar në shtyllë përplasëse me levizjen “Vetëendosje” në pjesën e qeverisjes sonë të përbashkët, dhe ktu fillojnë dallimet tona ideologjike, pra, ka një shtyllë tonë të dytë e cila na kërkon neve që të kemi relacione të mira me miqtë tonë ndërkombëtarë, për palën tjetër këto relacione jonë më tepër të trajtueshme me një risk më të madh, pra, ka një parti tjetër politike që ka një risk apo provon të marr një risk më të madh në relacione ndërkombëtare të cilën ne nuk e bëjmë dot”, u shpreh Abdixhiku.
“Dhe e treta, ka të bëjë me qendrën e djathtë, me politikat, qoftë konzervatore si normë shoqërore por qoftë libertariane si sjellje ekonomike, pra, neve përplasemi me “Vetëvendosje” për shtyllën e dytë, jo për të parën, jemi përplasur për mënyrën se si do të duhej ti kishim relacionet me komunitete ndërkombëtare”, përfundoi ai.