Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar menjëherë pasi në një konferencë për media kryeministri i vendit, Albin Kurti, njoftoi për rritjen e pagave në sektorin publik për 1 njësi të koeficientit, apo 110 euro duke filluar nga janari 2025 me gjysmën e parë të rritjes e cila do të plotësohet me gjysmën tjetër nga korriku, raporton Front Online.
Abdixhiku thotë se si kryeministër do të rrisë koeficientin e pagave në 150 që në javën e parë të qeverisjes.
“Po e përsëris, që në javën e parë të qeverisjes sime, koeficienti i pagave do të bëhet 150 euro! Ndryshimi po vjen!”, potencoi Abdixhiku. /FrontOnline/