Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës(LDK), Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për projektin që ai ka për Stadiumin Kombëtar të Kosovës.
Abdixhiku ka thënë se ky Stadium do të jetë investim prej 60 milion eurove, dhe se do të ketë ulëse prej 25-30 mijë.
“Një ndër projektet e prezantuara dje, në takimin me biznese e investitorë potencial, është edhe Stadiumi i ri Kombëtar i Kosovës. Stadiumi i ri do të ndërtohet në Bërnicë, në Prishtinë; dhe do të ketë kapacitet prej 25-30 mijë ulëseve.Ky investim, prej 60 milionë eurove, do t’i jep Kosovës arenën më moderne në histori!”
‘‘Kosova, atdheu ynë, do të lartnohet në secilën sfidë, siç i ka hije, siç e kemi ëndërruar gjithnjë!’’, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë: