Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër të vendit, Lumir abdixhiku ka prezantuar në Facebook koncept idetë për pesë stadiumet rajonale, ndërtimin e të cilëve kjo parti e ka në programin e saj.
Këto pesë stadiumi, së bashku me stadiumin “Fadil Bokrri” në Prishtinë, “Adem Jashari” në Mitrovicë e Stadiumin Kombëtar me 30 mijë ulëse, Abdixhiku thotë se “do të kompletojnë mozaikun e peisazhit modern futbollistik në Republikën tonë – në të 7 regjionet tona”.
“Në këtë të diel të sportit, të futbollit , më lejoni të ju flas për 5 stadiumet rajonale, që i kemi prezantuar si koncept ide tashmë para investitorëve potencial, pjesë e programit tonë politik tashmë të zotuar publikisht. Në Gjilan, Gjakovë, Pejë, Prizren e Ferizaj, do të ndërtohen stadiumet e reja rajonale, të kategorisë së UEFA-s 3 dhe 4, me kapacitet 6000 deri në 7000 ulëse. Kosto e një stadiumi të tillë është rreth 12 milionë euro; financim i Qeverisë Qendrore. Këto pesë stadiume rajonale, së bashku me Stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë e ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë, e Stadiumin e Ri Kombëtar me 30 mijë ulëse, do të kompletojnë mozaikun e peisazhit modern futbollistik në Republikën tonë – në të 7 regjionet tona”, shkroi kryetari i LDK-së në një postim në Facebook.
Kosova duhet të ketë ambicie të mëdha, tha ai.