Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka postuar një fotografi me vajzën e tij, teksa shton se po kalojnë kohë pa u parë.
Ai njofton se do të zhvillojë vizitë në Llap, duke vënë në pah faktin se kohëve të fundit ka pak kohë për familje. E gjithë kjo për shkak të angazhimeve në fushatën elektorale.
Postimi i tij i plotë:
Po kalojmë kohë pa u pa. Si çdo ditë, ndamë rrugët me mëngjes. Rozi për në park me trotinet, e unë për në Llap.
Deri në mëngjesin tjetër.