×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku përkujton masa*krën e Krushës së Madhe: Ky krim tronditi botën, liria që gëzojmë sot ka një çmim të lartë

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përkujton masakrën e Krushës së Madhe, në 26 vjetorin e saj.

    Ai thotë se 25 marsi i vitit 1999 mbetet një nga ditët më tragjike dhe më të dhimbshme në historinë e Kosovës.

    “26 vite më parë, ndodhi masakra ndër më të mëdhatë në Kosovë, ku forcat e regjimit të Millosheviçit vranë e masakruan 243 burra, gra, fëmijë e pleq të pafajshëm, duke lënë kështu plagë të pashlyeshme në historinë e Kosovës dhe ndërgjegjen tonë kolektive”.

    Siç shkruan Abdixhiku, ky krim tronditi botën dhe mobilizoi diplomacinë ndërkombëtare për të ndalur spastrimin etnik që po ndodhte në Kosovë.

    “Por për familjet e atyre që u masakruan, dhimbja nuk është ndalur kurrë. Shumë prej tyre ende presin të mësojnë për fatin e më të dashurve të tyre të zhdukur, duke kërkuar drejtësi dhe të vërtetën që nuk duhet të mbetet e heshtur.

    Liria që gëzojmë sot ka një çmim të lartë – atë të sakrificës së atyre që nuk jetuan për ta parë. Prandaj, përkujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë dhe u përulemi përjetësisht atyre që ranë për lirinë e Kosovës, si dhe angazhohemi që e vërteta dhe drejtësia të mos harrohen asnjëherë. Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, thotë më tej.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Mars 2025
    Serbia e ka konsideruar “akt armiqësor” njohjen e Kosovës nga Kenia, dhe ndaj kësaj ka paralajmëruar se do t’i marrë “të gjitha...
    Lajme26 Mars 2025
    Pas 17 vjetësh Pavarësi, Kenia ka njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës si shtet të pavarur, duke u bërë shteti i 118 që...
    Lajme26 Mars 2025
    Prodekani i Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, Lulzim Rashiti, përpos angazhimit profesional e akademik në Republikën e Kosovës, po del të...
    Të tjera
    Lajme26 Mars 2025
    Kosova sot u njoh nga Kenia. Kjo njohje erdhi pas asaj të Izraelit, e cila ndodhi në vitin 2021. Lajmin për njohjen...
    Lajme26 Mars 2025
    Në kuadër të bashkëpunimit bilateral, Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka realizuar trajnim të përbashkët me Policinë Ushtarake të Kroacisë....
    Lajme26 Mars 2025
    Betimi Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lidhje me mashtrimin e komedianëve në të cilin ka rënë kryeministri Albin...
    Lajme26 Mars 2025
    Prokuroria Themelore në Gjakovë, njofton se ka ngritur aktakuzë kundër K.Z. të dyshuar për veprat penale “Vrasje e rëndë në tentativë”, “Mbajtje...
    Lajme26 Mars 2025
    Ministrit të Shëndetësisë së Serbisë, Zlatibor Lonçar, i është ndaluar hyrja në Kosovë. Kjo pasi autoritetet e Serbisë ia refuzuan kërkesën ministrit...
    Lajme26 Mars 2025
    Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, e quajti “të pabesueshme” mënyrën se si kryeministri Albin Kurti komunikon me diplomatë ndërkombëtarë, pas mashtrimit...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.