×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku për të ardhmen digjitale: Do të krijojmë fond 120 milionë për sektorin e TIK-ut në Kosovë

    FrontOnline
    11 Nëntor 2024

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, gjatë prezantimit të programit “Rruga e Re” për ekonominë, tha se plani i LDK-së propozon krijimin e një fondi në vlerë prej 120 milionë eurove për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin e sektorit të TIK-ut në Kosovë.

    “Fondi do të ofrojë mbështetje financiare për startup-et, SME-të dhe kompanitë e themeluara në sektorin e TIK-ut. Mbështetja do të jetë në formën e kapitalit, borxhit dhe granteve, në varësi të nevojave të kompanive. Fondi do të ofrojë gjithashtu asistencë teknike për kompanitë, duke përfshirë shërbimet e zhvillimit të biznesit, mentorimin dhe stërvitjen”, tha Abdixhiku.

    Kosova ka një popullsi relativisht të re, me rreth 50% të qytetarëve të saj nën moshën 25-vjeçare dhe ky fakt sipas Abdixhiku, paraqet një mundësi të madhe për zhvillimin e sektorit të TIK-ut.

    “Ne do të bashkëpunojmë me bizneset e sektorit, universitetet, shkolla profesionale dhe qendrat e trajnimit për të zhvilluar këto programe. Do t’i shfrytëzojmë programet aktuale të bizneseve të sektorit, për të amplifikuar trajnimin në nivel kombëtar. Brenda një mandati qeverisës, ne synojmë t’i trajnojmë nga 35 deri në 40 mijë të rinj”, tha Abdixhiku.

    Abdixhiku tha se “Rruga e Re” parasheh ndarjen e 80 milionë eurove për financimin e trajnimit të ekspertëve në fushën e teknologjisë informative dhe programuesve të rinj.

    “Rruga e Re” parasheh po ashtu edhe krijimin e Parkut Teknologjik, që sipas Abdixhikut, do të krijonte mjedis të favorshëm për rritjen dhe zhvillimin e sektorit të TIK-ut.  Ai tha se LDK propozon edhe themelimin e Ministrisë së Teknologjisë.

    LDK në programin “Rruga e Re”, ka paraparë të ndajë edhe rreth 15 milionë euro për Programin Kombëtar të Inteligjencës Artificiale.

    Nga Rubrika
    Kronika13 Nëntor 2024
    Një person dyshohet se është vrarë sot në Klinë. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi....
    Lajme13 Nëntor 2024
    Organizata ETEA e ka quajtur fushatë deziunformuese diskutimin e ditëve të fundit rreth përmbajtjes së doracakëve të mësimdhënësve për edukim seksual. Përmes...
    Kronika13 Nëntor 2024
    Para pak minutash ka ndodhur një ngjarje e rëndë në qytetin e Klinës, ku dyshohet se një person u qëllua për vdekje....
    Të tjera
    Sport13 Nëntor 2024
    Mediat në Pragë nuk janë aspak të qeta. Kombëtarja e Çekisë do të luajë këtë të shtunë në Tiranë ndaj Shqipërisë, dhe...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, ka lëshuar një kërkesë për bashkëpunim me qytetarë dhe...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje të rregullt në të cilën ka:– Dhënë mendim mbështetës lidhur me Nismën Legjislative të...
    Bota/Rajoni13 Nëntor 2024
    Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, e siguroi NATO-n të mërkurën se administrata e presidentit Joe Biden do të forcojë mbështetjen për...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ish-eprori i UÇK-së, Uk Lushi, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ka kritikuar Qeverinë Kurti se po e shkatërron familjen. Ai...
    Vip13 Nëntor 2024
    Gjesti ka treguar talentin e tij edhe në interpretim të ilahive. Një moment të tillë, e kanë shijuar banorët e shtëpisë më...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.