Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK-së për kryeministër, njëherësh edhe kryetar i këtij subjekti, ka thënë se ka në plan të ndërtojë një central të ri me gaz nëse del në krye të vendit, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se duhet stabilitet energjetik për Kosovën për 50-vitet e ardhshme.
“Ka zgjidhje tani edhe në dimër sidomos për energji, sidomos tani në dimër, sidomos tani kur kemi rritje të çmimeve të energjisë elektrike, e besa edhe reduktime”.
“Centrali i fundit i ndërtuar në Kosovë ka qenë në vitin 1983, në vitin e lindjes sime, 40-vite më pas ne duhet të shikojmë drejtë së ardhmes. E kemi një plan të guximshëm gjysmë miliardë euro e centralit të ri me gaz në qytetin e Ferizajt”.
“Centrali me gaz në Ferizaj do të furnizohet ekskluzivisht me gaz amerikan, sepse për neve energjia dhe energjetika para se të jenë çështje ekonomike, janë çështje të sigurisë”, ka thënë Abdixhiku.