×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku për Kadarenë: Ikonë e letërsisë, mjeshtër i papërsëritshëm

    FrontOnline
    01 Korrik 2024

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku lidhur me vdekjen e Ismail Kadaresë ka thënë se sot bota shqiptare është zgjuar në zi.

    Abdixhiku thotë se Kadare përmes veprave të tij i ka dhënë nder e dinjitet të përbotshëm artit, kulturës dhe gjuhës shqipe.

    “Në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, komunitetin letrar dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar mes tjerash Abdixhiku.

    Reagimi i plotë:

    Me rastin e ndarjes nga jeta të shkrimtarit të madh shqiptar, kolosit Ismail Kadare, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku dërgon këtë telegram ngushëllimi:

    “Sot bota shqiptare u zgjua në zi. U nda nga jeta Ismail Kadare, shkrimtari i përmasave ndërkombëtare, ai i cili për shumë dekada i dha letërsisë shqipe dhe asaj botërore kryevepra, që do mbesin gjithmonë referenca për kulturën dhe letërsinë, si vlera universale që kapërcejnë kufijtë nacional.

    Kolosi Ismail Kadare, përmes veprave të tij, i ka dhënë nder e dinjitet të përbotshëm artit, kulturës dhe gjuhës shqipe.

    Ai ka paraqitur tablon e errët nëpër të cilën ka kaluar Shqipëria komuniste, vuajtjet, sakrificat, por edhe vlerat e mirëfillta shqiptare. Ai përmes mijëra faqeve të shkruara ka promovuar traditën dhe kulturën shqiptare në botë, duke i dhënë një vlerë të shtuar jo vetëm letërsisë shqipe, por edhe mbarë kontinentit dhe më gjerë.
    Kadare, ka fituar çmime dhe njohje të panumërta për mjeshtërinë e tij në letërsi, e po ashtu ai ishte përmendur shumë herë edhe si kandidat potencial për Çmimin Nobel në Letërsi.

    Kadare do të mbetet ikonë e letërsisë, mjeshtër i papërsëritshëm, një intelektual i shquar, një patriot i përkushtuar dhe një zë i fuqishëm që përfaqësonte denjësisht Shqipërinë në botë. Nga sot Shqipëria dhe bota e letërsisë humbën një personalitet të madh, i cili u shua vetëm fizikisht por vepra e tij është e përjetshme; siç dhe emri e kontributi i tij në kulturën dhe letërsinë botërore do të mbetet i përjetshëm.

    Po ashtu, në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kujtojmë me mirënjohje angazhimin e tij të palodhshëm për çështjen e Kosovës, kontributi i të cilit është i paçmueshëm.

    Në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, miqtë, komunitetin letrar dhe gjithë shqiptarëve kudo që janë.

    Dritë pastë shpirti i tij!”

    Apliko online për kredi në IBAS, përfito subvencionim nga Qeveria
    Nga Rubrika
    Lajme03 Korrik 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrat e tij dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, kanë arritur në Teatrin e Tiranës për...
    Lajme03 Korrik 2024
    Policia e Kosovës ka raportuar katër raste të dhunës në familje në 24 orëshin e fundit. Tri raste janë raportuar në qytetin...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ministria e Drejtësisë po mbanë tryezën me donatorë për “Strategjinë për Drejtësi Tranzicionale”, e cila po drejtohet nga Ministrja e Drejtësisë, Albulena...
    Të tjera
    Lajme03 Korrik 2024
    Eyal Waldman është emëruar konsull nderi i Kosovës në Izrael. Lajmi për emërimin e tij në një ceremoni zyrtare u bë i...
    Lajme03 Korrik 2024
    Komuna e Fushë-Kosovës mund të jetë i vetmi qytet i cili akoma nuk e ka një shesh ku qytetarët mund të dalin...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ministri i Punës në Serbi, Nemanja Staroviq tha se nuk është shumë optimist për vazhdimin e bisedimeve Kosovë-Serbi në kuadër të dialogut...
    Lajme03 Korrik 2024
    Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka shkruar në librën e ngushëllimeve që ka hapur Ambasada e Shqipërisë në Kosovë për shkrimtarin...
    Bota/Rajoni03 Korrik 2024
    Presidenti amerikan, Joe Biden, ka fajësuar “jet leg”-un për performancën e tij të dobët në debatin e javës së kaluar, duke u...
    Kronika03 Korrik 2024
    Të mërkurën është arrestuar i dyshuari për grabitjen e ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë më datë 01.09.2023, dhe bëhet e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.