Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe për të nderuar veprën e humoristit, Rasim Thaçi-Cima.
Abdixhiku, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë.
Postimi i tij i plotë:
Sot me bashkëpunëtorë nderuam Cimën; njeriun që në kohën më të zymtë tonën na dha një dritare gëzimi.
Cima ishte dhe do të mbetet një nga yjet më të ndritshëm të një plejade artistësh që i dhanë ngjyrë epokës së historisë të vendit tonë, shumë dashuri dhe në këmbim mori duartrokitjet dhe mirënjohjen e pafund, ashtu siç e donte ai.
Mjeshtër, pusho në paqe!/Front Online/
https://www.facebook.com/abdixhiku/posts/10158164716552759