“Hykmete Bajrami është zonjë e fortë”, në këtë mënyrë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshkruar bashkëpartiaken e tij Bajrami, që kreu i LDK-së thotë se është duke u sulmuar nga pushteti.
Gjatë ditës, Zëvendësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka ngriturpyetje lidhur me projektin prej 5.6 milionë euro për platformën e digjitalizimit të arsimit në Kosovë, e cila, sipas tij, nuk është funksionale dhe nuk gjendet askund.
Por, Bajrami i është përgjigjurdhe e ka përmendur emrine Jusuf Thaçit që të dëshmojë, më pas Thaçi i dha të drejtëBajramit në këtë polemikë.
Bajrami vazhdimisht është në përplasje qëndrimesh me pushtetin e Kurtit, më së shumti me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, për sa i përket fushës së ekonomisë.
E Abdixiku thotë se Bajrami është model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional.
“Profesoresha Hykmete Bajrami, nënkryetarja e LDK-së, po sulmohet jo rastësisht nga moçali propagandistik i pushtetit. Sulmet ndaj saj – vërtetësia e të cilave më s’po zgjatë as një gjysmë dite – janë përgjigje e dëshpëruar e një pushteti dëshpërues ndaj dekonstruktimit publik që Hykmetja bën në gjithë ekzistencën e vet politike – pothuajse çdo ditë!Prandaj, si e tillë, ajo merr mbështetje të madhe qytetare. Sepse e vërteta vlerësohet nga njerëzit e lirë të kësaj Republike; e veprimtaria publike e një gruaje në politikë s’duket ndryshe përveç se kështu!Hykmete Bajrami është zonjë e fortë. Ajo mbetet model i një gruaje të angazhimit të pastër, të dijshëm e mbi të gjitha profesional – tipare këto të panjohura për kundërshtaret e saj e tonë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.