Lumir Abdixhiku, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së në Pressing të T7 ka thënë se partitë politike nuk janë klube tëfutbollit dhe sipas tij ai nuk do t’i ndërroj bindjet që ka.
“Partitë politike nuk jane transfere që e merr një lojtar edhe e bënë një formacion ma të mirë”.
“Partitë politike janë ideologji në veti. Duhet të kesh besim. S’mund të jem edhe pjesë e LDK sot edhe nesër e një partie tjetër që ka komplet bindje tjera ideologjike”, tha ai.
“Pra, as Kosovocentrizmi nuk përputhet, as relacioni euroatlantik edhe më pak qendra e djathte që unë e ndjej për zemër shumë, që e kom primare. Pra, unë më parë e le politikën fare se sa të i ndërroje këto bindje që janë të besimit”, u shpreh Abdixhiku.