Kandidati për kryetar të LDK’së, Lumir Abdixhiku tha se para se të kandidonin është takuar me kandidatët e tjerë, Lutfi Hazirin dhe Anton Qunin dhe se kanë qenë të informuar për të gjitha, ndërsa thotë se Besian Mustafa nuk i ka treguar për kandidaturën e tij.
Abdixhiku thotë se kanë biseduar me Hazirin dhe Qunin të ruajnë njëri-tjetërin, pasi sipas tij, kjo nuk është çështje personale.
“I kam kolegë I respektojë të gjithë, dhe dua ta bëj të qartë para të gjithëve. Me Hazirin dhe Qunin kam pasur takime para kandidaturës, ndërsa me Besianin jo, dhe kemi qenë të informuar dhe jemi marrë vesh një gjë, që të ruajmë njëri tjetrin gjatë kësaj fushate sepse kjo s’është cështje personale”, tha Abdixhiku.
Ai beson se më 15 mars, përsëri ata do të jenë bashkë pavarësisht se kush do të jetë kryetar i LDK’së.
“Më 15 mars ne do të jemi bashk prapë, pavarësisht se kush do të jetë kryetar, unë besoj që po se nuk do të ketë arsye të bëjmë dëm, unë s’paku nuk bëj dëm”, shtoi Abdixhiku në Klan Kosova.
Kujtojmë se përveç Abdixhikut, kandidatë për kryetar të LDK’së, janë edhe Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.
Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahet më 14 mars.