Lumir Abdixhiku, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së në Pressing të T7 ka thënë se nuk e konsideron tradhëti largimin e Vjosa Osmanit nga LDK-ja’
“Nuk e konsideroj tradhëti ikjen e Vjoses. E konsideroj zgjedhje individuale për arsyje se unë nuk isha pajtu dhe as nuk jam pajtuar asnjëherë, çdo diskutim që e kam pasë me Vjosen i kam thënë qartë që kjo rrugë dërgon në dalje dhe dalja nuk është zgjidhja çfarë unë e pretendoj në politikë”, u shpreh ai.
“Unë pretendoj të rri në LDK dhe të provoj dhe të bëjë betejën për ndryshimin e LDK-së ktu, me kta njerzë që i kemi”.
”Ikja e Vjosës, për mua ka qenë e habitshme si veprim politik sepse ti përveq që po e lëshon ideologjikisht një parti, po largohesh edhe prej njerëzve që kanë bërë shumë për të. Një sakrificë të tillë të njerëzve të LDK-së, të bashkëpunetoreve më të ngushtë e konsideroj qe duhet ruajtur me shumë kujdes”, ka thënë Abdixhiku.