Kryetari i ri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka vizituar sot varrin e ish-presidentit, Ibrahim Rugova.
Abdixhiku përmes një postimi në Facebook ka ndarë fotografi nga kjo vizitë duke theksuar se nga sot po përgatiten për rikthimin e madh.
“E shkuara na nderon e motivon. Është standard i lartë për secilin prej nesh. Por e shkuara s’na mjafton sot. Sot pregatitemi për sfidat e kohës. Për stabilitet politik e konstruktivitet institucional; për dëgjim të vullnetit qytetar; për opozitë të drejtë, origjinale e të guximshme. Nga sot pregatitemi për rikthimin e madh”, ka shkruar Abdixhiku.
Pas certifikimit të zgjedhjeve të 14 shkurtit, LDK-ja ka dalë partia e tretë me 12.76 për qind të votave.
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158139535807759&set=a.10150389414962759&type=3