Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se nuk dëshiron të paragjykojë sa i përket çështjes nëse disa nga deputetët e LDK-së, nuk marrin pjesë në votimin për Vjosa Osmanin si presidentë.
Abdixhiku, thotë se në qoftë se LDK-ja nuk është unik, atëherë kjo do t’i bëj dëm partisë.
“Nuk do të komentoja situata hipotetike. Nuk mund të paragjykoj sjelljen përfundimtare, ajo çfarë mund të bëj të punojë vazhdimisht është të krijojë unitet. Në qoftë se nuk jemi unik, i bëjmë dëm vetë partisë tonë, grupit tonë politik, organizimit tonë. Unë nuk dua të paragjykojë por do të bëj përpjekje, çdo ditë që të kemi unitet”, tha Abdixhiku
Abdixhiku, sot ka bërë të ditur se pas mbledhjes me GP të LDK-së, se kryesia e partisë ka vendosur me shumicë absolute që të marrin pjesë në votim për presidentin.