Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, gjatë vizitës së tij në Kampusin e Shkollave të Mesme në Viti, ka vlerësuar projektin e përfunduar nën udhëheqjen e kryetarit Sokol Haliti, duke theksuar se ky kampus është një dëshmi e qartë e angazhimit të LDK-së për një arsim më të mirë.
Ai u shpreh se infrastruktura moderne do të krijojë kushte më të mira për zhvillimin e brezave të rinj dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në vend.
Abdixhiku gjithashtu theksoi disa nga prioritetet e programit të LDK-së për arsimin, përfshirë mësimin gjithëditor, ndërtimin e 80 çerdheve të reja, digjitalizimin e shkollave dhe forcimin e mbështetjes për mësimdhënësit.
Ai theksoi se mësimdhënësit janë kyç për ndërtimin e një të ardhmeje të ndritur për Kosovën.
Shkrimi i plotë: