×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku në QKMF’në e Prishtinës, premton Spitalin e Ri, pagat e rritjen e numrit të mjekëve

    FrontOnline
    22 Nëntor 2024

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sonte stafin shëndetësor në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë.

    Gjatë këtij takimi, Abdixhiku ka shpalosur planin e tij për shëndetësi. Ai ka theksuar edhe njëherë, rritjen e pagave, Spitalin e Ri në një lokacion të ri si dhe rritjen e numrit të mjekëve familjarë në standard evropian.

    “Interesim i madh i stafit shëndetësor në takimin e sontëm në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë. U prezantova planin tim në shëndetësi, nga rritja e pagave deri te Spitali i Ri në lokacion të ri; nga rritja e numrit të mjekëve familjarë në standard evropian 1 mjek për 1500 banorë, tek digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor; nga punësimi e specializimi i garantuar tek sigurimet shëndetësore”

    “Plani ynë është ambicioz dhe si i tillë do ta bëjë Kosovën prijëse në transformim shëndetësor në rajon! Ju faleminderit për pritjen dhe gjithë përkrahjen e dhënë – e mbi të gjitha për punën e bërë për qytetarë e për shtet! Nga 9 shkurti do të keni shtetin që kujdeset edhe për ju, edhe për qytetarë edhe për secilin në nevojë e hall. Sepse, ndryshimi po vjen”, ka shkruar Abdixhiku./Front Online/

    Postimi i tij i plotë:

    Interesim i madh i stafit shëndetësor në takimin e sontëm në Qendrën Kryesore Familjare në Prishtinë.

    U prezantova planin tim në shëndetësi, nga rritja e pagave deri te Spitali i Ri në lokacion të ri; nga rritja e numrit të mjekëve familjarë në standard evropian 1 mjek për 1500 banorë, tek digjitalizimi i plotë i sistemit shëndetësor; nga punësimi e specializimi i garantuar tek sigurimet shëndetësore!

    Plani ynë është ambicioz dhe si i tillë do ta bëjë Kosovën prijëse në transformim shëndetësor në rajon!

    Ju faleminderit për pritjen dhe gjithë përkrahjen e dhënë – e mbi të gjitha për punën e bërë për qytetarë e për shtet!

    Nga 9 shkurti do të keni shtetin që kujdeset edhe për ju, edhe për qytetarë edhe për secilin në nevojë e hall.

    Sepse, ndryshimi po vjen!

    Nga Rubrika
    Lajme22 Nëntor 2024
    Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht gjatë orëve të para të 24-orëshit, ndërsa dita do të vijojë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi përmes një postimi në Facebook ka thënë se reshjet e borës po vazhdojnë dhe pritet që të...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konfiskimin e armatimit gjatë tri ditëve të fundit...
    Të tjera
    Lajme22 Nëntor 2024
    Fatmir Humolli deputet i pavarur, dikur i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se çdo figurë politike e ka evoluimin e vet dhe në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Gjykata Speciale ka njoftuar se Trupi Gjykues i ka refuzuar kërkesën e Mbrojtjes që t’i lejojë Pjetër Shalës mosparaqitjen e tij në...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi situatës së rrugët  e Prishtinës si pasojë e të reshurave....
    Vip22 Nëntor 2024
    Diana është paraqitur në një lidhje direkte nga Norvegjia në “Big Brother Vip Kosova 3”. Diana, e cila la shtëpinë e BBVK3...
    Bota/Rajoni22 Nëntor 2024
    Austria ka hequr veton e saj sa i përket bashkimit të Bullgarisë dhe Rumanisë në zonën pa pasaporta, Schengen, duke hapur mundësinë...
    Lajme22 Nëntor 2024
    Duke komentuar fjalimin vjetor të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani para deputetëve, Ilir Deda, bashkëpunëtor i Institutit për Shkenca Humane në Vjenë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.