Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, të dielën ka vazhduar takimet me qytetarë. Ai ka shkuar në Pozharan të Vitisë.
Abdixhiku iu ka kërkuar falje qytetarëve që nuk kishte vend të mjaftueshëm në sallë.
Ka thënë se përkrahja është e madhe, duke shtuar se në Pozharan gjetën shtytjen e nevojshme për rrugën përpara.
“Qytetarëve të shumtë të Pozharanit, që mbetën jashtë salle sonte, u kërkojë falje! Ju falemnderit për durimin që kishit, e mbi të gjitha, ju faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe që na dhatë edhe në këtë fshat të Vitisë. I ftova në tubimin hapës më 11 janar! Salla ishte e mbushur përplot; e duartrokitjet, brohoritjet dhe mbështetja e atyre brenda e jashtë na tregojnë qartë se sa të fortë jemi sot! Si në çdo takim, dhe këtu në Pozharan gjetëm shtytjen e nevojshme për rrugën përpara! Le të qëndrojmë kështu bashkë deri në festën tonë të madhe, nga 11 janari deri më 9 shkurt e tutje! Lidhja është në këmbë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.