Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, do të takohet sot me deputetët e kësaj partie në orën 12:00, raporton Front Online.
Këtë e ka konfirmuar për Front Online, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.
Abdixhiku do t’i takojë deputetët në selinë e LDK-së.
“Takimi do të mbahet në orën 12:00 në selinë e LDK-së”, ka thënë ai për Front Online.
Në këtë mbledhje pritet që të vendoset nëse LDK do jetë unike në lidhje me qëndrimin në seancë kur Vjosa Osmani pritet të votohet për president.
Aktualisht janë të paktën tre deputetë të LDK-së që po e kundërshtojnë zgjedhjen e Vjosa Osmanit president, në krye me Agim Veliun.
Pos ish- kryetarit të Podujevës, kundër qëndrimit në seancë kur votohet Osmani për president janë edhe deputeti Driton Selmanaj dhe ish- kryeministri Avdullah Hoti./Front Online/