Kryetari i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka thënë procesi i mësimit gjithëditor ka treguar sukses të jashtëzakonshëm në gjysmëvjetorin e parë.
Ai në konferencën e përbashkët me kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama, ka premtuar se do të investohen 200 milionë euro për mësimin gjithëditor.
“E nisëm në Prishtinë mësimin gjithëditor dhe do ta realizojmë edhe në komunat tjera. Ky është synimi ynë, ky është zotimi ynë”, tha Abdixhiku.