Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes rrjetit social “Facebook, ka shpërnda një video, ku ka bërë shpalosjen e programit ekonomik të LDK-së.
Abdixhiku ka thënë se programi i LDK-së është plan konkret për rigjenerimin dhe ndërtimin e ekonomisë së vendit.
Njoftimi i plotë:
Ky është programi ynë me plane konkrete për rigjenerimin dhe ndërtimin e ekonomisë së vendit! Si kryeministër në ardhje, zotohem se bashkë me ekipin tim profesionist do ta sjellim ndryshimin e madh për Kosovën!
Ne besojmë në potencialin dhe fuqinë e njerëzve të vendit tonë, Republikës tonë, dhe në ndryshimin e domosdoshëm të cilin do ta sjellim së bashku.
Bashkë, do ta bëjmë ekonominë e zhvilluar dhe të fortë!
Bashkë, do të bëhemi ndryshimi që i duhet Kosovës!