Kryetari i Lidhjes Demokrazike të Kosovë, Lumir Abdixhiku, i ka dërguar mesazh Ministrisë së Arsimit, lidhur me doracakët për Edukatë Seksuale.
Nga Turneu i Ndryshimit në Shtime, Abdixhiku ka dërguar mesazh siç është shprehur ai “tek ata që kanë menduar ti fusin duart e tyre tek familjet kosovare”.
“Ata që konsiderojnë eksperimente sociale me fëmijët tanë nëpër shkolla, e që promovojnë të pazakonshmen mes pasurisë sonë më të madhe kombëtare – vet familjes kosovare! Mbani duart larg FAMILJES! Mbani duart larg FËMIJËVE! LDK nuk ju lejon. LDK nuk ju toleron! Populli i Kosovës, nuk ju lejon!”, është shprehur Abdixhiku.