×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: Me Limajn s’flasim për parlament, LDK-ja s’ka çantë magjike – VV nuk do zgjidhje

    FrontOnline
    27 Maj 2025

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku pas dështimit të seancës së 22-të konstituive, deklaroi se partia të cilën ai e drejton ka ofruar zgjidhje, por sipas tij, VV-ja nuk do.

    Abdixhiku tha se LDK-ja nuk ka çantë magjike për krizën politike, por siç u shpreh ai, duhet marrëveshje politike.

    “Qëndrimet e LDK-së dihen. I takon VV-së që të bëjë zgjidhje, partitë tjera nuk kanë numra, si duket as partia e parë nuk i ka. Turp, marre çka po ndodh këtu, më shumë se kaq nuk mund të bëjë LDK-ja, nuk ka çantë magjike, duhet të bisedojmë, të flasim për zgjidhjen eventuale. Duhet marrëveshje politike, e vërteta është e thjesht, i ke 48 deputetë dhe nuk je në gjendje të ulesh me dike për zgjidhje dhe thua që nuk është urgjencë, LDK nuk mund të bëjë magji”, tha tutje kreu i kësaj partie.

    Më tej, Abdixhiku tha se me Fatmir Limajn shihet shpesh, por në takimet, ka muhabete miqësore, jo për parlament.

    “Do të flasim për çështje të bashkëpunimit, po afrohen zgjedhjet lokale. Nuk mund të bëjmë zgjidhje në një parlament kur partia e parë nuk do të bëjë zgjidhje, insiston vazhdimisht të krijojë ambiente të tilla cirku”, u shpreh kryetari i LDK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Në kuadër të aktiviteteve në shënim të Ditës Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në ditën e fundit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit, organizatat e shoqërisë civile u kanë bërë thirrje të gjithë deputetëve...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot shënohet Ditës Përkujtimore e Policëve të Rënë në Detyrë, si dhe 14-vetori i vrasjes së heroit Enver Zymeri, në krye të...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe anëtarë të kabinetit qeveritar në detyrë sot në mëngjes bënë homazhe dhe vendosen lule pranë varrit...
    Lajme26 Korrik 2025
    Sot janë bërë shtatë vjet nga vdekja e shkrimtarit, veprimtarit e intelektualit, Adem Demaçit. “Mandela” i Kosovës, për angazhimin e tij politik,...
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar nga fshati Abri e Poshtme ka raportuar në polici se gjatë kohës sa nuk ndodhej në shtëpi, persona të panjohur...
    Lajme26 Korrik 2025
    Nga ora 14:00 do të vazhdojë seanca e sotme konstituive në ditën e fundit të afatit 30-ditor që e caktoi Gjykata Kushtetuese...
    Lajme26 Korrik 2025
    Në nderim të 14 vjetorit të rënies së Heroit Enver Zymeri dhe Ditës Memoriale të zyrtarëve policorë të rënë në krye të...
    Lajme26 Korrik 2025
    Shumë vrasje të kryera mes qershorit e dhjetorit të vitit 1999, viktima të incidenteve të ndryshme kriminale, në kohën kur nuk kishte...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.