×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku me kritika për Kurtin: Kosova ka ngecur me të

    FrontOnline
    09 Shtator 2024

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke cilësuar se Kosova ka ngecur për shkak të tij.

    “Kur nuk ke ide se nga shkon, kur nuk ke vizion të qartë mbi rrugën përpara, kur vepron në mjegull ekonomike, secili hap të duket një ecje përpara. Fatkeqësisht, për vendin tonë, hapat ekonomik të katër viteve të fundit janë hapa të mëdhenj prapa!”, ka shkruar Abdixhiku në faqen e tij të Facebook-ut, transmeton Klankosova.tv.

    Kreu i LDK-së thotë se në Kosovë nuk po prodhohet, nuk po krijohet, e krejt kjo si rezultat i ekonomisë së kryeministrit Kurti.

    Ai shton se paaftësia kushton.

    “Jemi pak muaj larg para se Kosova, për herë të parë në gjithë historinë e saj, të kaloj deficitin tregtar prej plot 5 miliardë eurove në vit. Kaq është diferenca mes mallrave që i blejmë dhe atyre që i shesim. 5 miliardë euro blejmë më shumë se sa që shesim – në një vit. Rreth 50-60 miliardë euro për 10 vitet e ardhshme me këtë trend. Paaftësia kushton. Investime nuk ka. Projekte të mëdha nuk ka. Bizneset janë shtypur e varësia në import po thellohet secilin muaj. Qeveria populiste dhe Kurti nuk e kuptojnë ekonominë. Kaq dinë, kaq bëjnë. Këta për katër vite kanë rritur deficitin tregtar nga 2.8 miliardë euro në plot 5.2 miliardë. Ky dyfishim e vendosë Kosovën si vendin më të varur në importe në Evropë. Me kaq hendek, me kaq dallim, do të na duhen vite për të marrë veten”, ka shkruar Abdixhiku.

    “Kosova meriton më mirë”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se lojtarë që janë vizituar te mjekët popullorë gjatë grumbullimit me Përfaqësuesen...
    Lajme09 Shtator 2024
    Ramush Haradinaj, kryetar i AAK-së, ka kritikuar ashpër qeverinë aktuale, duke akuzuar kryeministrin Albin Kurti për largimin e Kosovës nga aleatët ndërkombëtarë....
    Lajme09 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme, gjatë muajit gusht ka pranuar 74 raportime për të shtëna me armë në ahengje. Përgjatë këtij muaji,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mëngjesin e sotëm e nisi me një urim për nxënësit që nisin vitin e ri shkollor. Ai...
    Sport09 Shtator 2024
    Eventi i Superkupës së Kosovës në basketboll vazhdon edhe sonte me dy ndeshjet gjysmëfinale. Sigal Prishtina dhe Peja është gjysmëfinalja e parë....
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Rreth 350 mijë nxënës në Shqipër nisin këtë vit të ri shkollor ndërsa 28 mijë prej tyre ulen për herë të parë...
    Kronika09 Shtator 2024
    Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orë. Në Lipjan një grua është intervistuar pasi e kishte kanosur dhe...
    Lajme09 Shtator 2024
    Emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se pas Prishtinës do të vizitojë Beogradin për të përgatitur takimin e radhës...
    Kronika09 Shtator 2024
    Tre persona janë arrestuar në Prishtinë pasi që gjatë kontrollit të dy prej tyre, janë gjetur dhe konfiskuar dy pistoleta me shtatë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.