×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku me fjalim emocional para grave: Gratë lënë gjithçka të tyre, që të tjerët të kenë gjithçka

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka mbajtu një fjalim emocional në “Turneun e Ndryshimit”, që sonte ishte me Forumin e Gruas së kësaj partie.

    “Është vërtetë kënaqësi, nder e privilegj i veçantë, të jem pjesë e organizmit më të madh të gruas politike në Kosovë, në organizimin e sotëm të Forumit të Gruas së Lidhjes Demokratike të Kosovës”, tha Abdixhiku.

    Fillimisht ai ka kërkuar falje për mungesën e bashkëshortes së tij, Albinës.

    “Ajo rëndom nuk mungon në ngjarje si këto, por sonte, familja jonë e vogël kishim një ngjarje tjetër mu në të njëjtën kohë, mu në të njëjtën orë. Ajo, si një nënë e përkushtuar që është, po qëndron si prind i vetëm, në sallën ku një grua e ardhme, vajza jonë Era, mbanë performancën e vallëzimit të saj. E quan performancë të jetës këtë, ndonëse jeta e saj ende s’ka mbushur njëdekadë”, tha Abdixhiku.

    Ai tha se vajza e tij si shumë vajza tjera në Kosovë, ëndërrojnë që të jenë të lira, të suksesshme e të pavarura.

    “Vajza ime para vetes ka modelin e jetës, nënën e saj, e cila, përveç sakrificës që bën në mbështetjen time, duhet të gjejë dhe kohën në mbështetjen e ëndrrimtares vallëzuese”, tha ai.

    Abdixhiku tha se në këtë lidhje, e sheh gjithë madhështinë e gruas.

    “Një grua që mbështetë një burrë, një grua qëmbështetë një vajzë, një grua që lë gjithçka tësaj, që të tjerët të kenë gjithçka! Në historinë e Erës dhe Albinës, gjejë gjithëhistorinë e grave e vajzave kosovare”, tha ai.

    Kjo histori e bukur e juaj, tha Abdixhiki “duhet të jetë inspirim i yni sot, një inspirim që na jep forcë e fuqi, të gjithë bashkërisht, të bëjmë ndryshim”.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, pas shpalosjes së listës së kandidatëve për dpeutetë nga Vetëvendosje – ku ende s’kanë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar të punojë ngushtë me komunën e Prishtinës dhe çdo komunë të Kosovës. Hamza...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se nuk ka arsye që veteranëve të luftës t’iu mohohet e drejta për...
    Të tjera
    Sport18 Dhjetor 2024
    Boksieri shqiptar Florian Marku është vënë në pranga. Top Channel mëson se ai u ndalua në Gjermani dhe u ekstradua për në...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Doarsa Kica Xhelili, ka deklaruar se pushtetin e ka kapur panika nga rritja dhe rikthimi i...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, ka folur edhe për qeverinë aktuale, për mungesën e investimeve domethënëse në infrastrukturë...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull në lugina dhe ultësira. Era...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelilii, ka thënë që është e tmerrshme mendësia e kryeministrit Albin Kurti që prokuroria t’i...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Gjatë ditës së sotme u raportua për një kërcënim që ka marrë kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një postim në Facebook....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.