Kryetari i ri i LDK, Lumti Abdixhiku menjëherë pasi është zgjedhur në këtë pozitë ka thënë se të dy kandidatët e tjerë e ndoqën një standard të ri në politikën e Kosovës.
“Sot po e hapim një faqe të re për ta kthyer LDK. Gjatë kohëra LDK ka arriti të mbajë mjaftueshëm kolegët e saj. Arsyen e vërtetët e gjejmë të vetvetja dhe nga vetvetja duhet të nisemi rikthimin tonë”, ka thëmë ai.
Sipas tij LDK nderon udhëheqësin e saj.
“Sot ka pakënaqësi brenda e jashtë partisë. Ato duhet të gjejmë forcë që e unifikon partinë. Dua të jem i qarte idetë e LDK i qëndrojnë kohës. Janë shtylla themeltare e LDK-së” ka deklaruar ai.
Më tutje Abdixhiku ka shtuar se këto ide bëjnë që sot e nesër gra e burra të rrethohen krah nesh.
“Unë sikurse secili prej jush kam gjetur mbështetjen në këtë shtëpi politike, ideologut e kohëve më të vjetra. Kjo shtëpi më ka hapur dyert siç do të iu hap edhe të tjerëve. Numrat mbesin të përkohshëm ne mbesim të përhershëm. LDK nuk ka njerëz për të humbur por ska as njerëz për të ecur përpara” ka thënë ai
Rruga jonë përpara duhet të jetë rrugë e drejtë. Rruga përpara kërkon mobilizimin, kërkon rikthimin e mbështetësve të LDK, rruga përpara kërkon hapjen e dyerve, rruga përpara kërkon reformë.
“Lidhja jonë demokratike do të mbetet edhe demokratike edhe e Kosovës” ka shtuar ai
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/posts/483327066354710