×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: LDK nuk i shkon Kurtit në takim për “Qeveri të re”

    FrontOnline
    08 Prill 2025

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka refuzuar ftesën e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, për takim konsultimi rreth formimit të institucioneve.

    Ai ka thënë se “mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim”.

    Abdixhiku ka thënë se besë do të ketë ndaj votueseve të LDK-së, sepse fjalët e thëna kanë peshë.

    Postimi i plotë i Abdixhikut:

    Të dashur qytetarë të Republikës,

    Në politikë, si në jetë, fjalët kanë peshë. Ato janë pasqyrë e karakterit, e vlerave dhe e qëllimeve. Janë reflektim i momenteve që, kur përsëriten, bëhen bindje – shpesh edhe të pakapërcyeshme.

    Për ne, në Lidhjen Demokratike të Kosovës, fjala është përgjegjësi. Është zotim. Është besë.

    Prandaj, secili – veçanërisht ata me pushtet – duhet të jenë të përgjegjshëm për fjalët që thonë dhe për bindjet që mbjellin.

    Për muaj, e në të vërtetë për vite të tëra – para, gjatë dhe pas fushatës – LDK, anëtarët tanë dhe votuesit tanë, kanë qenë subjekt i një gjuhe dhe mendësie që ofendon, përçan, etiketon dhe sulmon. Një mendësi që ka goditur thelbin njerëzor të politikës – respektin dhe dinjitetin. Dhe ka cenuar parimet themelore mbi të cilat ne kemi zgjedhur të bëjmë politikë.

    Duket se fjalët e thëna e bindjet e ushqyera në vijimësi, nuk kanë peshë njëjtë për të gjithë. Sepse, pavarësisht të gjithë gjërave të thëna, të bëra e stërbëra, dje kam pranuar një letër nga Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, z. Kurti, për takim konsultativ mes nesh.

    Sado që unë dhe LDK nuk udhëhiqemi nga inati; sado që ne besojmë në dialog, bashkëpunim e komunikim njerëzor e politik; një takim i tillë – madje edhe konsultativ – do të ishte kapërcim fatal i dinjitetit njerëzor dhe politik.

    Mes ‘hajvanatit’, ‘mbytjes së LDK-së’, ‘bashkëpunëtorëve të Serbisë’, mes moçalit të madh të pështymave ndaj nesh – unë, LDK dhe votuesit tanë – nuk e gjejmë veten as për konsultim.

    Sepse fjalët, si edhe bindjet, kanë peshë.

    Fjalët e thëna ndaj nesh kanë peshë. Dhe fjalët tona – ato që u kemi dhënë qytetarëve tanë, atyre që nuk joshen nga spektakli i përçarjes por që besojnë se shteti ndërtohet me respekt e dinjitet – kanë peshën e fjalës së dhënë. Peshën e besës.

    Besë do të ketë!

    Le të jetë kjo përgjigje e qartë edhe për të tjerët që së fundi, duke marrë peshën që nuk u takon, kanë tentuar t’i tregojnë LDK-së se çfarë duhet të bëjë.

    LDK – për ta kuptuar mirë – u qëndron besnike vendimeve, bindjeve dhe fjalëve të thëna para fushatës, gjatë fushatës dhe pas fushatës. Ndaj të gjithëve – njësoj.

    Sepse fjalët kanë peshë!

    LDK e pret dhe e mbështë konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pengesë. Prandaj, le ta konstituojmë Kuvendin e Republikës.

    LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje. Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën. Qëndrimet tona janë të qarta.

    I juaji,

    Lumir Abdixhiku.

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti Haxhi Avdyli  ka thënë se ish-kolegët e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më parë takohen me klerikët serbë sesa me...
    Lajme25 Prill 2025
    Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe do të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë e është përgjegjësi e LVV-së për të krijuar institucionet e reja. Ai ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se 100 për qind, kreu i VV-së, Albin Kurti, ia ka ofruar një ministri kryetarit...
    Lajme25 Prill 2025
    Komuna e Prishtinës ka reaguar të premten vonë me një sqarim publik lidhur me aktivitetet jashtëkurrikulare nëpër shkollat e kryeqytetit, për ekskursionet...
    Lajme25 Prill 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka takuar djalin e heroit, Artim Jashari, Endritin. Hamza ka thënë se Artim Jashari ishte luftëtari sypatrembur...
    Lajme25 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili dënohet për veprën penale “Dhunim”. Klan Kosova merr vesh se...
    Lajme25 Prill 2025
    Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në emisionin EURO n’T7 ka thënë se niveli lokal është dukshëm më...
    Lajme25 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Atje, shefja e shtetit të Kosovës ka dhënë edhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.