Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdxhiku, ka thënë se Kosova duhet të thyej izolimin e tanishëm, për t’u kthyer në rrugëtimin e vet euroatlantik.
Sipas tij, Kosova, e përplasur me të gjithë, për katër vite nuk ka marrë asnjë njohje.
“Për katër vite nuk ka marrë asnjë anëtarësim – për katër vite nuk ka bërë asnjë hap drejt rrugëtimit tonë euroatlantik! Si të djathtë, si patriotë të Republikës, si rugovist, nuk mund ta pranojmë këtë fat të trishtë”, ka thënë Abdixhiku në takimin konsultativ me 209 këshilltarët lokalë të LDK-së.
“Ëndrra jonë politike nuk është e një Kosove të varfër, e një Kosove të izoluar, nën sanksione, që përplaset me NATO, e një Kosove të fundit në ë, të fundit në shëndetësi, e një Kosove pa biznese,të zbrazur e pa njerëz! Ky nuk është ideali ynë! Kjo s’është Kosova jonë”, ka thënë Abdixhiku.