×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku kujton Racin në 24-vjetorin e vr*asjes: U munduan t’ia ndalin hapin, por kurrë nuk e zhdukën idealin e tij

    FrontOnline
    24 Prill 2025

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar ish-kryetarin e komunës së Klinës dhe veprimtarin e orëve të para të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ismet Rraci, në 24-vjetorin e vrasjes së tij.

    Abdixhiku e kujtoi Racin si zë të fuqishëm i lirisë në kohët më të errëta, si shtyllë e parë e Lidhjes Demokratike të Kosovës, një mik i ngushtë dhe besnik i ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, dhe si një nga themelet e para të shpresës për një Kosovë të lirë e demokratike

    “Lavdi jetës dhe veprës së Ismet Rracit – veprimtarit që e deshi Kosovën më shumë se jetën! 24 prilli na rikthen tek një nga plagët e hapura të Kosovës – humbjen e njërit ndër veprimtarëve më të mirë të saj, Ismet Rracin. Në këtë 24-vjetor të vrasjes së tij, Ismet Rracin e kujtojmë me dhimbje, por edhe me krenari të thellë për gjithçka që ai përfaqësonte”, u shpreh Abdixhiku.

    Tutje, i pari i LDK-së thotë se Raci u vra pabesisht rrugës drejt shtëpisë së tij, duke u munduar t’ia ndalnin hapin, mirëpo sipas tij, nuk mundën t’ia zhdukin asnjëherë idealin e tij.

    “Ai nuk u tërhoq asnjëherë përballë sfidave. Me guxim, mençuri dhe vizion të pastër, themeloi Degën e LDK-së në Klinë dhe iu përkushtua me gjithë jetën e tij ndërtimit të një të ardhmeje më të mirë për vendin tonë. Pas luftës, qytetarët e Klinës ia besuan udhëheqjen e komunës, duke e zgjedhur kryetar. Dhe ai, si gjithmonë, shërbeu me dinjitet e me përgjegjësi të lartë. Por më 24 prill 2001, në një akt tinëzar që na tronditi të gjithëve, ai u vra pabesisht, në rrugën drejt shtëpisë së tij. Ata deshën të ia ndalnin hapin, por nuk mundën kurrë ta zhdukin idealin e tij. Sepse Ismet Rraci, në rrugëtimin tonë jeton në trashëgiminë që na la pas. Vrasja e tij është një plagë e hapur për familjen, për LDK-në dhe për gjithë Kosovën”.

    Sot, kujtojmë jo vetëm figurën e një udhëheqësi, por shpirtin e një njeriu që jetoi me përkushtim, me ndershmëri dhe me shumë dashuri për vendin. Lavdi përjetë jetës, veprës dhe sakrificës së veprimtarit Ismet Rraci!”

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Sot bëhen dy vjet nga përplasja e ashpër që ndodhi në Komunën e Zveçanit midis protestusëve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it. Protesta...
    Lajme29 Maj 2025
    Gazetari nga Lugina, Nexhat Behluli është ftuar si i dyshuar nga organet e drejtësisë në Prishtinë, pasi javë më parë kërkoi eleminimin...
    Lajme29 Maj 2025
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për protestën e bizneseve kundër mos-shtyrjes së vendimit për daljen në treg...
    Të tjera
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    Inteligjenca e Rusisë ka zbuluar atë që po konsiderohet nga spiunët e Putinit “një tradhti nga Serbia dhe përpjekje për t’i qëlluar...
    Sport29 Maj 2025
    Më pak se 10 ditë larg ndeshjes së radhës kualifikuese të Shqipërisë përballë Serbisë dhe kryefjala mbetet më tepër tek bileta pasi...
    Vip29 Maj 2025
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Egli Tako dy ditë më parë publikoi këngën “Jetë”. Por, duket se nuk e ka ndërmend të ndalet...
    Lajme29 Maj 2025
    Mendimi për motin – 29.05.2025 Vransirat mbeten më të shumta orëve të para të ditës së premtë, e vende-vende mund të shfaqen...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i komunitetit ashkali, Artan Asllani, për FrontOnline ka deklaruar se grupi parlamentar multi-etnik, në të cilin bën pjesë edhe ai, do...
    Lajme29 Maj 2025
    Derisa u bllokuan për dy orë sot hyrjet e kryeqytetit nga përfaqësues të rreth 1,300 kompanive vendore, në shenjë proteste për liberalizimin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.