×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku kujton Bajram Kelmendin dhe djemtë e tij: Nga kjo vrasje u tentua fundosja e së vërtetës për krimet serbe ndaj popullit të Kosovës

    FrontOnline
    24 Mars 2025

    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku ka përkujtuar veprimtarin Bajram Kelmendin dhe djemtë e tij Kastriotin e Kushtrimin, në 26 vjetorin e vrasjes së tyre.

    Abdixhiku ka thënë se nga kjo vrasje u tentua edhe fundosja e së vërtetës për krimet serbe ndaj popullit të Kosovës.

    “Sot kujtojmë avokatin e shquar kosovar e veprimtarin e shquar për lirinë njerëzore dhe kombëtare, Bajram Kelmendin dhe dy bijtë e tij Kastriotin e Kushtrimin, të cilët u vranë në natën e nisjes së bombardimeve të NATO-s, nga forcat serbe në Prishtinë. Nga kjo vrasje makabre në marsin e vitit 1999, u tentua edhe fundosja e së vërtetës për krimet serbe ndaj popullit të Kosovës.”

    Ai ka shtuar se Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë në përpjekje të pashtershme për të denoncuar krimet e kohës nga regjimi i Millosheviçit dhe forcat serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë.

    “Bajram Kelmendi ishte veprimtar i lirisë në përpjekje të pashtershme për të denoncuar krimet e kohës nga regjimi i Millosheviçit dhe forcat serbe mbi popullsinë shqiptare në Kosovë. Ai me punën dhe angazhimin e tij profesional e kombëtar po mblidhte fakte e argumente; dosje të tëra për dëshmimin e pakundërshtueshëm me krime të Millosheviçit; por këtë angazhim nuk mund ta kapërdinte dot regjimi serb, prandaj në natën e 24 marsit e kidnapuan, e në mënyrë mizore më pas edhe e vranë luftëtarin e paepur të paqes e lirisë, Bajram Kelmendi.”

    “Në këtë datë tragjike bashkë me babanë e tyre u vranë dy bijtë Kastrioti (30 vjeç) e Kushtrimi (16 vjeç), të cilët ishin rritur nën frymën e prindërve me përpjekjet për liri e pavarësi. Familja Kelmendi do të kujtohet gjithmonë me nderim të veçantë për sakrificën e madhe në altarin e lirisë. Prandaj, LDK dhe Republika e Kosovës do t’i mbajë në kujtesë e nderim të përhershëm Bajramin, Kastriotin e Kushtrimin. I përjetshëm kujtimi për Bajram, Kastriot e Kushtrim Kelmendin!”

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Mars 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se pak më parë Komisioni Qendror Zgjedhor ka dërguar në Presidencë shkresën zyrtare me rezultatet e certifikuara...
    Lajme28 Mars 2025
    Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është pyetur për atë që po përfolët të jetë kushti i LDK-së për një qeveri...
    Lajme28 Mars 2025
    Pas vizitës në Kosovë e Serbi, emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të shkojë në selinë e NATO-s. Atje...
    Të tjera
    Lajme28 Mars 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës që po mbahet...
    Lajme28 Mars 2025
    Dy asamblistët në Kuvendin komunal të Prishtinës, Berat Lahu dhe Edmond Azemi janë tërhequr nga grupi i asamblistëve të VV-së. Para seancës...
    Lajme28 Mars 2025
    Hungaria thuhet se ka dërguar oficerë policie në Bosnjë dhe Hercegovinë për ta ndihmuar Millorad Dodikun, kryetarin e entitetit serb të BeH...
    Lajme28 Mars 2025
    Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, për FrontOnline ka deklaruar se është mirë që procesi i zgjedhjeve po i...
    Lajme28 Mars 2025
    Ambasada britanike në Kosovë ka uruar Kosovën për marrjen e njohjes nga shteti afrikan i Kenias. “Urime Kosovë për vendimin e Kenias...
    Lajme28 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armët e përdorura në vrasjen e së martës te “4 Llullat”, një kallash, një armë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.