×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku kujton Ahmet Krasniqin: Emri i tij mbetet gurthemel i krijimit të shtetit të Kosovës

    FrontOnline
    21 Shtator 2024

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka kujtuar kolonel Ahmet Krasniqin, në 26-vjetorin e vrasjes së tij.

    Abdixhiku është shprehur se emri i Krasniqit, mbetet gurthemel i krijimit të shtetit të Kosovës i cili vuri bazat e themelimit të vijës institucionale ushtarake të Republikës së Kosovës, përcjell Klankosova.tv.

    “Shtatori i vitit 1998 u bë i kobshëm me lajmin për vrasjen e Kolonel Ahmet Krasniqit, atdhetarit të shquar dhe intelektualit të pashoq. Kolonel Ahmet Krasniqi, ushtaraku e strategu profesionist, intelektuali i rrallë e misionari i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ishte ai që i vendosi bazat e ushtrisë së Kosovës. U emërua ministri i parë i Mbrojtjes, me besimin dhe bekimin e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, Komandantit Suprem të Republikës së Kosovës. E po ashtu bëri organizimin ushtarak, strategjik dhe logjistik, duke i ndihmuar luftës edhe përmes furnizimit me arsenal ushtarak. Emri i tij mbetet gurë-themel i krijimit të shtetit të Kosovës i cili vuri bazat e themelimit të vijës institucionale ushtarake të Republikës së Kosovës; si Ministër i parë i Mbrojtjes. Ai për meritat për luftën dhe çlirimin e vendit është shpallur Hero i Kosovës. Dija, përvoja dhe guximi i tij ishin vlera të rrugëtimit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci”, ka shkruar kreu i LDK-së.

    Tutje, Abdixhiku shton se vrasja e Krasniqit është humbje e madhe e kombit, dhe se ‘kjo thellohet edhe më tej nga mos zbardhja e këtij akti kriminal’.

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Lajme21 Shtator 2024
    Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka thënë se Prokuroria pritet t’i thërrasë të gjithë dëshmitarët e...
    Lajme21 Shtator 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se subjekti që ai e drejton me kandidatin për kryeministër, Bedri...
    Lajme21 Shtator 2024
    Tre policë janë sulmuar fizikisht ditën e premte në Suharekë. Policia ka bërë të ditur se lidhur me rastin ka arrestuar dy...
    Të tjera
    Lajme21 Shtator 2024
    Gjykata Themelore e Prizrenit, ka refuzuar kërkesën e mbrojtësit të të akuzuarit Bajram Rexhaj, avokatit Blerim Mazreku për të ditur emrat e...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Këshilli Federal po zgjat për një vit afatin e largimit të punëtorëve me status S. Ata duhet të kenë më shumë kohë...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Shërbimi Sekret thotë se mundësia që pati një person i vetëm i armatosur që të qëllojë tetë herë drejt ish-Presidentit Donald Trump...
    Lajme21 Shtator 2024
    Serbia është burim destabilizimi, dhe po kërkon krijimin e korridoreve etnike në Kosovë. Kështu thotë, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi...
    Lajme21 Shtator 2024
    Ditën e së enjtes (20 shtator), ka ndërruar jetë një i burgosur në Gjilan. Rastin e bëri të ditur Shërbimi Korrektues i...
    Bota/Rajoni21 Shtator 2024
    Kanë mbetur më pak se 50 ditë deri në ditën kur amerikanët do të votojnë për presidentin e ardhshëm të Shteteve të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.