Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se nuk do jenë pjesë e kësaj Qeverie dhe se nuk do e votojnë Vjosa Osmanin për presidente.
Ai ka thënë se LDK-ja do të jetë në opozitë sa të jetë ai kryetar.
“LDK nuk do jetë pjesë e qeverisë, sa jam une kryetar, LDK nuk do të jetë në qeveri, do të jem opozitë, do te merrem me rikthimin e LDK-së, në korigjimin e gabimeve që kemi pasë duke synuar ruajtjen e nivelit demokratik në vend”.
Ndërsa sa i përket çështjes së presidentit u shpreh që Vjosa Osmanin nuk do e votojnë për presidente.
Sipas tij, president partiak kemi pasur Hashim Thacin, e nuk duan të bëjnë të njëjtën gjë me Osmanin.
“Ne synojmë të ndërtojmë institucione, synojmë t’i shmangim zgjedhjet se qytetarët janë lodhur, kërkojmë që pozita të jetë e pavarur dhe partiake. Kemi pasur president partiak sikurse Thaçit, nuk duam prapë një president partiak, presidenti duhet të ketë neutralitet”, tha ai në Syri.